Lajmet e fundit

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak foli me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu mbrëmë pas vrasjes së punonjësve të huaj të ndihmës, duke përfshirë tre shtetas britanikë, duke thënë se është i tmerruar.
Në një deklaratë të qeverisë thuhet se Sunak në bisedë me Netanyahun ka thënë se situata po përkeqësohet.
"Shumë punonjës të ndihmës dhe civilë të pafajshëm kanë humbur jetën në Gaza, situata po bëhet e padurueshme”.
"Mbretëria e Bashkuar pret të shohë veprime të menjëhershme nga Izraeli për t'i dhënë fund kufizimeve për ndihmën humanitare, për të mos konfliktuar me OKB-në dhe agjencitë e ndihmës, për të mbrojtur civilët dhe për të riparuar infrastrukturën jetike si spitalet dhe rrjetet e ujit”, citohet të ketë thënë Sunak.