Lajmet e fundit

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak ka folur pas raportimeve se avionët britanik rrëzuan dronë iranian.
Ai dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit mbrëmë dhe konfirmon se avionët e Mbretërisë së Bashkuar rrëzuan një numër të dronëve sulmues iranianë, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
“Mbretëria e Bashkuar mori pjesë në një përpjekje të koordinuar ndërkombëtare për të kapur raketat dhe dronët e lëshuar nga Irani”, thotë ai. "RAF dërgoi avionë shtesë në rajon".
Sunak thotë se sulmi i Iranit ishte një "përshkallëzim i rrezikshëm dhe i panevojshëm, të cilin unë e kam dënuar me termat më të ashpër".