Lajmet e fundit

Mbretëria e Bashkuar do të mbajë zgjedhje të përgjithshme më 4 korrik, njoftoi të mërkurën kryeministri Rishi Sunak, pavarësisht nga sondazhet e viteve të fundit që tregojnë se partia qeverisëse ka të ngjarë të rrëzohet pas më shumë se një dekade në pushtet.
Parlamenti britanik pritet që të shpërndahet javën e ardhshme.
Kryeministri Sunak do të qëndrojë në pozitë deri në shpalljen e rezultateve të zgjedhjeve të reja. Nëse humbet, do të japë dorëheqje, nëse fiton, do të vazhdojë qëndrimin në këtë pozitë. /Klankosova.tv