Një mashkull kosovar është arrestuar pasditen e djeshme në Rahovec, për veprën sulm ndaj personit zyrtar.
I njëjti sipas raportit, ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor, i cili kishte reaguar në një incident mes disa personave, transmeton klankosova.tv.
Zyrtari policor ka pësuar lëndime të lehta, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.