Lajmet e fundit

Një person është arrestuar nën dyshimin se i njëjti në vitin 2019 ka sulmuar dhe ngacmuar një femër.
Policia në raportin 24 orësh njofton se viktima nga frika në atë kohë, nuk e ka denoncuar të dyshuarin.
Tani, në vitin 2022 pas publikimit në rrjetin sociale “Tik-Tok” të ngjarjes, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje, transmeton Klankosova.tv.
Rasti është në proces hetimor.