Tre persona janë intervistuar për ngacmim seksual ndaj një kosovareje në Prishtinë, njëri prej tyre në cilësinë e të dyshuarit.
Me vendim të Prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet mbi rastin vazhdojnë, transmeton klankosova.tv.
Ngacmimi seksual, sipas policisë është raportuar mëngjesin e së martës nga ankuesja femër.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.