Një person është arrestuar Drenas pasi kishte sulmuar fizikisht një mjeke gjatë trajtimit mjekësor.
Siç njofton Policia e Kosovës, i dyshuari, që ishte në trajtim për një rast dhune në familje, ka kërkuar ndihmë mjekësore, por gjatë procedurës ka goditur mjeken, transmeton Klankosova.tv
Rasti është në procedurë hetimore dhe autoritetet po punojnë për sqarimin e të gjitha detajeve të ngjarjes.
“Gllogoc / 14.02.2026 – 17:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në një rast dhunë në familje kishte kërkuar trajtimi mjekësor dhe gjatë trajtimit mjekësorë ka sulmuar fizikisht doktorin, viktimën f/k. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rastin është në procedurë hetimore”, njofton Policia. /Klankosova.tv
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.