Lajmet e fundit

Një person është sulmuar nga bandat kriminale në veri.
Kjo u bë e ditur nga ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla, gjatë konferencës për media që e mbajti në Mitrovicë.
Sveçla tha se bëhet fjalë për një 14 vjeçar banor i Kroit të Vitakut.
"Jam njoftuar se rreth orës 14:00 një 14 vjeçar banor i "Kroit të Vitakut" është sulmuar nga bandat kriminale duke shkuar në lagjen ku po banon. Fëmija ka lëndime trupore. Ai ka marrë trajtim mjekësor. Policia po angazhohet maksimalisht lidhur me rastin", tha Sveçla gjatë konferencës.