Ndihmëstrajneri i KB Bashkimi, Bledar Gjeqaj, është goditur me një mjet të fortë gjatë ndeshjes së sotme ndaj Vëllaznimit në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë.
Sipas pamjeve, shihet se Gjeqaj pas goditjes u rrëzua për toke.
Ende nuk dihen detajet e as gjendja shëndetësore e tij, por Klankosova.tv do të ju mbajë të informuar.
Pas kësaj ngjarjeje, ndeshja është ndërprerë.
Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, në Prizren u godit basketbollisti i Pejës, Dardan Berisha, nga tifozët e KB Bashkimit. /Klankosova.tv
https://youtu.be/AUOhCVt9VS0
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.