Është arrestuar një person në Pejë, pasi i njëjti duke mos i përfillur urdhrat e zyrtarëve, i ka kanosur dhe ofenduar ata, ndërkaq njërin prej tyre e ka sulmuar fizikisht njërin.
Policia ka bërë të ditur se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, përcjell Klankosova.tv.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti duke mos i përfillur urdhrat e zyrtarëve, i ka kanosur, ofenduar dhe sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policor. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.