Dy persona janë sulmuar nga katër të tjerë në Shtime.
Njëri nga të sulmuarit ishte polic dhe që të dy janë dërguar për trajtim mjekësor, përcjell Klankosova.tv.
“Dy meshkuj kosovarë (njëri prej tyre zyrtar policor) kanë raportuar se derisa janë sulmuar fizikisht nga katër të dyshuar meshkuj kosovarë”.
“Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. ndërsa të dyshuarit janë në kërkim. Rasti në hetime”, thuhet në njoftimin e policisë.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.