Një sulm i armatosur ka ndodhur ditën e sotme në shkollën e mesme “Dreierschutzengasse” në qytetin e Grazit në Austri.
Policia ka konfirmuar para pak çastesh se 10 persona kanë mbetur të vdekur, përfshirë edhe sulmuesin.
Ndërkaq, për numrin e të plagosurve, policia nuk dha ndonjë shifër, por tha se disa janë “të lënduar rëndë”.
Mediat në Austri kanë raportuar se numri i të lënduarve nga të shtënat e mëngjesit të sotëm është 30, të cilët po trajtohen në spital. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.