Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë.
Gjinekologu Afrim Veliu, ishte cak i një sulmi fizik nga persona të panjohur.
Derisa ende nuk dihet arsyeja që çoi në shkaktimin e këtij sulmi ndaj Veliut.
Lidhur me rastin, Prokuroria ka nisur hetimet.
Kështu deklaroi për Klankosova.tv Kaltrina Shala, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore të Prishtinës.
“Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit ka inicuar rastin ‘Lëndim i lehtë trupor’, bazuar në nenin 185 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Prokurori i Shtetit, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, janë duke ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet hetimore lidhur me këtë çështje,” ka deklaruar ajo.
Gjinekologu Veliut mbrëmë u prononcua shkurtimisht për Klankosova.tv pas këtij incidenti duke thënë "Mirë jam".
https://klankosova.tv/gjinekologu-veliu-flet-per-klanin-pasi-u-sulmua-fizikisht-1/
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.