Infrastruktura në zonën e Brovaryt, në periferi të Kievit, u dëmtua gjatë sulmeve me raketa të dielën në mëngjes, sipas kryebashkiakut të saj, Ihor Sapozhko.
Ai tha se objektet e infrastrukturës janë dëmtuar dhe se është e mundur që të ketë ndërprerje në furnizimin me energji elektrike dhe ujë, transmeton Klankosova.tv.
Forcat ruse kanë goditur objektiva në kryeqytetin ukrainas dhe rajonin përreth tij gjatë tre ditëve të fundit, pas një qetësie në sulmet rreth qytetit.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.