Lajmet e fundit

Pamjet e sulmit që ngjau ndaj stafit mjekësor në Spitalin e Mitrovicës tashmë janë bërë publike.
Indeksonline ka publikuar momentet kur familja ua ka mësyrë stafit.
“Sulmi ka ndodhur teksa infermierja dhe punëtorët fizikë po zbatonin respektimin e rregullave të hyrjes në repart dhe mospraninë e personave të paautorizuar”, kishte raportuar më parë gazetarja e Klan Kosovës, Endrita Bajrami.
https://klankosova.tv/sulm-me-karrige-te-perfshire-familjaret-e-pacientit-gazetarja-sjelle-detajet-e-rrahjes-ne-spitalin-e-mitrovices/
“Sipas burimeve jozyrtare kemi mësuar se në dhomën e këtij pacienti janë futur 6 familjarë, derisa zyrtarët e spitalit kanë kërkuar që të largohen disa prej tyre”.
“Megjithatë, kjo është kundërshtuar dhe sipas të njëjtave burime, pas një shkëmbimi fjalësh ka eskaluar në sulm fizik, ku sipas këtyre burimeve, njëri punëtor i sigurimit fizik është sulmuar me një karrige në kokë, ndërsa tjetrit i janë thyer syzet – derisa infermierja është sulmuar në shpinë”.
https://klankosova.tv/u-sulmuan-infermierja-dhe-sigurimi-proteston-stafi-i-spitalit-te-mitrovices-video/