Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mohuar involvimin në sulmet izraelite mbi Iranin.
"Nuk ka pasur asnjë përfshirje apo ndihmë të SHBA-së në sulmet e kryera nga Izraeli në Iran", deklaroi ekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio.
"Sonte, Izraeli ndërmori veprime të njëanshme kundër Iranit. Ne nuk jemi të përfshirë në këto sulme dhe prioriteti ynë kryesor është mbrojtja e forcave amerikane në rajon," tha ai në një deklaratë.
"Izraeli na këshilloi se ata besojnë që ky veprim ishte i nevojshëm për vetëmbrojtje të tij. Presidenti Trump dhe administrata kanë ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshme për të mbrojtur forcat tona dhe për të qëndruar në kontakt të ngushtë me partnerët tanë rajonalë, u shpreh Rubio, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv
"Më lejoni të jem i qartë: Irani nuk duhet të synojë interesat apo personelin e SHBA", shtoi ai.
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.