Pas sulmit të ShBA-së dhe Izraelit mbi Iranin, ky i fundit është kundërpërgjigjur duke çuar raketat dhe duke goditur edhe pjesë të Emirateve të Bashkuara, konkretisht Dubain.
Kjo ka ngjallur frikë tek njerëzit atje, sidomos tek të huajt që jetojnë dhe punojnë atje.
Në mesin e tyre ka edhe nga Kosova, të cilët treguan për emisionin e mëngjesit në Klan Kosova lidhur me situatën aktuale atje.
Elson Bytyqi, që jeton në Zvicër ka thënë se prindërit e tij janë frikësuar.
"Më së shumti që më kanë shkruar mesazhe kanë qenë prindërit. Kanë qenë të frikësuar. Edhe fansat e mi më kanë shkruar, por shyqyr Zoti jam mirë", deklaroi ai në Klan Kosova.
https://www.youtube.com/watch?v=g3nnBcd87ZU
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.