11 persona u vranë sot në një sulm që ndodhi në një shkollë të qytetit të Grazit në Austri.
Në mesin e viktimave, është edhe një 15 vjeçare me prejardhje nga Kosova.
Sipas njoftimit të familjarëve, bëhet fjalë për 15 vjeçaren Lea Bajrami, nga komuna e Vitisë.
Lidhur me ngjarjen e rëndë, detaje ka dhënë gazetari Vehbi Haliti.
Haliti në Edicionin Special në Klan Kosova tha se nuk dihet motivi i sulmit.
“Prandaj nuk mund të themi apo të supozojmë. Duhet t’i përmbahemi strikt organeve kompetente të cilat i japin këto sqarime”, deklaroi ai.
https://www.youtube.com/watch?v=TDOLKjwjlvo
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.