Rusia nisi sulmin e saj më të madh ajror të luftës në Ukrainë mesnatën e së shtunës dhe të dieles, duke i vënë flakën ndërtesës kryesore qeveritare në qendër të Kievit.
Siç bënë të ditur Forcat Ajrore Ukrainase, Rusia qëlloi në objektet me mbi 800 dronë e 13 raketa, transmeton klankosova.tv.
Si pasojë u vranë të paktën katër persona, përfshirë një foshnjë, thanë zyrtarët ukrainas të dielën.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy sipas Reuters, konfirmoi se sulmi me dron dhe raketa vrau katër persona dhe shkaktoi dëme në të gjithë veriun, jugun dhe lindjen e vendit, duke përfshirë qytetet e Zaporizhzhisë, Krivyi Rih dhe Odesës, si dhe në rajonet Sumy dhe Chernihiv.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.