Lajmet e fundit

Të paktën 195 njerëz u vranë në dy sulme në dy ditë në kampin e refugjatëve Jabalia në veri të Gazës, tha Hamasi në një postim në Telegram sot.
120 persona të tjerë konsiderohen të zhdukur nën rrënoja dhe 777 të tjerë u plagosën, thuhet në postim.
Ushtria izraelite tha se të dy sulmet kishin në shënjestër komandantët e lartë të Hamasit, raporton NBC News, transmeton Klankosova.tv.
Dr. Atef al-Kahlout, drejtor i Spitalit Indonezian, tha në një konferencë shtypi të martën se 400 njerëz u vranë ose u plagosën në sulmin e parë.
Është e paqartë se sa viktima ka pasur dje.