Lajmet e fundit

Tetë palestinezë u vranë të dielën në një sulm ajror izraelit, në një kolegj stërvitor pranë qytetit të Gazës që përdorej për shpërndarjen e ndihmave.
Kështu thanë dëshmitarët palestinezë, ndërsa tanket izraelite shtyheshin më tej në qytetin jugor të Rafahut, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.
Sulmi goditi një pjesë të një kolegji industrial të drejtuar nga agjencia palestineze e OKB-së për refugjatët UNRWA që tani ofron ndihmë për familjet e zhvendosura, thanë dëshmitarët.
UNRWA dhe ushtria izraelite nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për koment.
“Disa njerëz vinin për të marrë kuponë dhe të tjerë ishin zhvendosur nga shtëpitë e tyre dhe po strehoheshin këtu.Disa po mbushnin ujë, të tjerë po merrnin kuponë dhe befas dëgjuam se diçka po binte. Ne ikëm, ata që mbanin ujë e lanë të derdhej”, tha Mohammed Tafesh, një nga dëshmitarët.