Lajmet e fundit

Femrat që kanë sulme në zemër kanë gjasë të shpëtojnë nëse kontrollohen nga një femër.
Një studim i ri raporton se gratë që kanë sulm në zemër duhet të kërkojnë që të kontrollohen nga një mjeke femër, pasi ndoshta kështu do ta shpëtojnë jetën e tyre.
Ky përfundim erdhi sipas një rishikimi të rreth 582,000 rasteve të sulmeve të zemrës gjatë 19 jetëve në Florida, gjë që konfirmoi një teori të mëparshme se kirurgët femra mund t’i kthejnë në jetë pacientët e tyre,shkruan DailyMail.
Studiuesit besojnë se kjo ndodh sepse kirurgët femra kanë më shumë gjasa të mendojnë për të gjetur zgjidhje për pacientët të cilët nuk i kanë simptomat më të dukshme, diçka që ndodh shpesh me gratë.
Nga ana tjetër, mjekët meshkujt kanë tendencë të kërkojnë simptomat klasike që prekin njerëzit.