Bisedimet diplomatike po vazhdojnë, e në të njëjtën kohë edhe lufta. Rusia lëshoi 49 dronë në Ukrainë gjatë natës, thotë ushtria ukrainase.
Shërbimi shtetëror i emergjencave të Ukrainës raportoi se një person është vrarë në sulmet ajrore ndaj një ndërtese banimi në rajonin e Khersonit.
Dy persona u vranë dhe një u plagos në qytetin Kostyantynivka të Donetskut, ndërsa 12 shtëpi u dëmtuan, tha guvernatori i Donetskut, Vadym Filashkin.
Në 24 orët e fundit, Rusia bombardoi vendbanimet në rajonin e Donetskut 30 herë, shtoi ai.
Ushtria e Ukrainës thotë se “goditi një numër objektesh të rëndësishme” në Rusi, përfshirë stacionin e pompimit të naftës Unecha./Klankosova.tv
●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.