Lajmet e fundit

Një sulm raketor ka ndodhur mbrëmë në Kive të Ukrainës, pas së cilit presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se është vrarë një person.
Zelensky gjithashtu bëri të ditur se katër persona të tjerë u plagosën si pasojë e këtij sulmi, duke përfshirë edhe një fëmijë, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv.
Presidenti ukrainas gjithashtu tha se këto sulme nuk ndalen vetvetiu dhe u shpreh se Putini nuk po përgatitet për paqe.
"Ky terror rus kundër Ukrainës nuk do të ndalet vetvetiu. Putini nuk po përgatitet për paqe - ai vazhdon të vrasë ukrainasit dhe të shkatërrojë qytete" ka thënë Zelensky.