Lajmet e fundit

Një plagosje me thikë është raportuar pak minuta më parë në ambientet e lokalit afër urës së ngushtë të Paskuqanit në Tiranë.
Policia ka arritur në vendin e ngjarjes dhe ka identifikuar autorin, Tedi Durishti, raporton abcneës, përcjell Klankosova.tv.
Fillimisht mes dy personave ka pasur konflikt, dyshohet për motive të dobëta dhe autori e ka qëlluar me thikë. Akoma nuk dihet gjendja e të plagosurit.