Lajmet e fundit

SHBA-ja do të ndërmarrë veprime të mëtejshme pas kryerjes së sulmeve ajrore të mëdha gjatë fundjavës kundër milicive të mbështetura nga Irani, të cilët kanë kryer sulme ndaj trupave amerikane në Lindjen e Mesme, tha të dielën këshilltari i sigurisë kombëtare, Jake Sullivan.
“Unë thjesht do të thosha se presidenti ishte i qartë kur i urdhëroi dhe kur i drejtoi se ky ishte fillimi i përgjigjes sonë dhe do të ketë më shumë hapa që do të vijnë”, tha Sullivan për CNN në 'State of the Union', transmeton Klankosova.tv.
Ai kur u pyet se a do të thotë kjo që SHBA-ja po planifikonte sulme shtesë tha se kjo nënkupton se do të marrin veprime të mëtejshme.
"Unë nuk do të përshkruaj karakterin e atij veprimi, sepse nuk dua të telegrafoj goditjet tona, por do të ketë veprime të mëtejshme", theksoi Sullivan.