Lajmet e fundit

Jake Sullivan, këshilltari i sigurisë kombëtare i SHBA-së, u takua me kryeministrin e Katarit, Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, në Washington, sot më herët.
Zëdhënësi i sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha se ky takim u realizua për të diskutuar përpjekjet e vazhdueshme për të siguruar një marrëveshje të re për lirimin e pengjeve midis Izraelit dhe Hamasit.
Ai gjithashtu tha se Sullivan sot më vonë do të takohet në Shtëpinë e Bardhë me disa familjar të pengjeve që ende po mbahen në Gaza nga Hamasi, raporton The Guardian, transmeton Klankosova.tv.