Suhareka ka fituar me rezultat 1:3 ndaj Feronikeli në xhiron e 33-të të Superligës së Kosovës.
Jakup Berisha kaloi mysafirët në epërsi në minutën e shtatë, ndërkaq Fitim Susuri dyfishoi në të 29-tën.
Mevlan Zeka realizoi të treti në minutën e 57-të, ndërkaq Adonis Qorri zbuti epërsinë në 1:3 në minutën e 73-të.
Suharekasit zënë vendin e nëntë tani me 36 pikë, katër më pak se Llapi që zë vendin e barazhit, por që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.