Personaliteti i dashur nga banorët e Suharekës, Koba, i cili është me sindromën Down, sot mbushi 40 vjet.
Tifo klubi “Xhebrailat” kanë qenë iniciatorë që kjo ditëlindje t’i festohet ndryshe.
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, për Klan Kosova deklaroi se plani ishte që të bëhej një festë e madhe me koncert, por për shkak të pandemisë kanë vendosur që t’i respektojnë udhëzimet dhe kufizimet e IKSHPK-se dhe Ministrisë së Shëndetësisë.
Ndërkaq, Koba u shpreh shumë i lumtur në momentin kur miqtë e surprizuan dhe ia sollën tortën dhe i kënduan këngën e ditëlindjes.
Me emocione të njëjta u pa edhe vëllai i tij, i cili tha se i pëlqeu surpriza dhe se është mirënjohës që Koba gëzon respekt kaq të madh aty.
https://www.facebook.com/KlanKosovaOfficial1/videos/637255963671895/
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.