Me fillim nga ora 13:00, Suhareka do të jetë nikoqir i Ferizajt.
Ndeshja luhet në kuadër të javës së 14-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Të dyja skuadrat synim do ta kenë fitoren, pas një ecurie jo edhe të mirë.
Aktualisht Suhareka është në vendin e pestë me 18 pikë, ku i ka 5 fitore, 3 barazime dhe pesë humbje gjatë 13 xhirove të zhvilluara deri më tani.
Kurse, skuadra nga Ferizaj është në vendin e nëntë dhe ka grumbulluar 14 pikë dhe ka 4 fitore, 2 barazime dhe 7 humbje.
Të dy trajnerët tashmë i kanë publikuar edhe formacionet zyrtare./ Klankosova.tv
[caption id="attachment_2434301" align="alignnone" width="672"]
Suhareka - Ferizaj, formacionet zyrtare[/caption]
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.