28.08.2016 · përditësuar para 3626 dite1 min lexim
Një fans i Paul Pogbas, lojtarit më të shtrenjtë në botë, ka shkruar në llogarinë e tij në Twitter se si dëshira për t’u dukur si idoli i tij ia ka komplikuar jetën me të dashurën.
“Kam ndryshuar flokët për t’u dukur si Pogba dhe tani femra ime më urren”, ka shkruar tifozi.
Por atë e ka befasuar, kush tjetër pos vet Pogbas.
Lojtari i United e ka sugjeruar që të mbajë flokët ashtu sic i ka bërë, por ta ndërrojë femrën, nëse asaj më nuk po i pëlqen.
“Ndërroje femrën, mbaji flokët”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.