Lajmet e fundit

Suedia e Spanja do të takohen në finale të Kampionatit Evropian të hendbollit. Të premten, janë luajtur ndeshjet gjysmëfinale, që ishin shumë interesante.
Fillimisht Spanja e mposhti Danimarkën me rezultat 29:25, ndërsa në mbrëmje Suedia fitoi ndeshjen dramatike ndaj Francës me rezultat 34:33. Në fund, portieri i Suedisë bëri pritje vendimtare.
Të kujtojmë që Suedia ishte kundërshtare e kombëtares sonë në kualifikimet për këtë Evropian, shkruan FKH, transmeton Klankosova.tv.
Finalja Suedi – Spanja është të dielën nga ora 18:00. Prej orës 15:30, Franca e Danimarka luajnë për vend të tretë.