Lajmet e fundit

Suedia e ka arritur fitoren e parë në grupe ndaj Sllovakisë me rezultat 1-0.
Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Emil Forsberg nga pika e bardhë në minutën e 76-të, njofton Klankosova.tv
Suedia ndeshjen e ardhshme do ta zhvillojë kundër Polonisë, kurse Sllovakia kundër Spanjës.
90'+5 Përfundon ndeshja në mes Suedisë dhe Sllovakisë me rezultat 1-0, golin e vetëm e shënoi Emil Forsberg.
76’ GOOOOOOOL. Suedia në epërsi, shënon Emil Forsberg nga pika e bardhë.
https://twitter.com/i/status/1405896996334968834
71’ Isak prapë me një super depërtim në mbrojtjen e Sllovakisë, godet më pastaj por portieri Dubravka është në vend.
67’ Rast ideal për Alexander Isak që ta shënoj golin e parë në lojë, por që goditja e tij shkon mbi portë
64' Suedia e bënë zëvendësimin e parë në ndeshje, del nga loja Kristoffer Olsson, hyn Viktor Claeson.
58’ Super goditje nga Ludwig Augustinsson, por që portieri i Sllovakisë, Martin Dubravka ka bërë një pritje fantastike.
50’ Rasti i parë i rrezikshëm në lojë nga sulmuesi i Sllovakisë Ondrej Duda i cili godet fuqishëm, por që topi përfundon mbi portë.
46’ Fillon pjesa e dytë në Saint Petersburg, nuk ka ndryshime në formacion.
45’ Përfundon pa gola pjesa e parë në mes Suedisë dhe Sllovakisë.
30’ Kalojnë gjysmë ore në Saint Petersburg, ende pa gola.
22’ Kartoni i parë i verdhë në ndeshje për mesfushorin e Suedisë Kristoffer Olsson.
15’ Ndeshje e barabartë në mes Suedisë dhe Sllovakisë, luftë e madhe në mesfushë, pa ndonjë rast të pastër për gol nga dy anët.
1’ Fillon ndeshja
Formacionet Zyrtare:
Suedia:
Sllovakia: