29.06.2019 · përditësuar para 2590 dite1 min lexim
Skuadra e Suedisë pjesë e së cilës është edhe futbollistja Kosovare Asllani, ka arritur të hyjë në gjysmëfinale të Botërorit për femra duke mposhtur Gjermaninë me rezultat 2-1.
Pjesa e parë e takimit Suedi-Gjermani ka përfunduar me rezultat 1-1, transmeton Klan Kosova.
Fillimisht skuadra gjermane ka shënuar golin e parë në minutën e 16-të nëpërmjet Lina Magull.
Mirëpo vetëm tetë minuta pas golit të parë, futbollistja Sofia Jakobsson arriti ta barazojë rezultatin.
Në pjesën e dytë suedezet ishin më të mira dhe arritën që të kalojnë në epërsi në minutën e 48-të me anë të Stina Blackstenius.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.