Një avokat i njohur suedez i cili ka qenë avokati i reperit amerikan A$AP Rocky, është qëlluar disa herë me armë.
Ngjarja e rëndë ndodhi në orën 07:00 sipas orës lokale të premten në Stokholm.
Lajmin e hidhur e konfirmoi Shoqata e Avokatëve Suedez ku konfirmoi se personi i qëlluar është avokati Olsson Lilja, shkruan BBC.
Raportohet se avokati Lilja është në gjëndje të rëndë për jetën dhe se policia ka arrestuar një person i cili dyshohet se ka kryer sulmin.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
V
SHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.