Shërbimi i Gjakut në Suedi ka vite që po e shfrytëzon një metodë për inkurajimin dhe falënderimin e personave që dhurojnë gjak.
Personat që japin gjak fillimisht pranojnë një mesazh falënderimi pasi që vendosin që ta bëjnë një gjë të tillë, dhe më pas e pranojnë edhe një mesazh tjetër kur gjaku i tyre shfrytëzohet për t'ia shpëtuar dikujt jetën.
Kjo iniciativë kishte nisur së pari në kryeqytetin suedez, Stokholm, për t'u përhapur më vonë edhe në pjesë të tjera të Suedisë.
Nisma e tyre vjen pasi që numri i njerëzve që dhurojnë gjak në vendet e zhvilluara është në rënie, dhe ata duan që të gjejnë metoda të reja ta falënderimit dhe mirënjohjes për personat që iu vijnë në ndihmë njerëzve në nevojë.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.