Ministria e Ekonomisë ka vendosur që ta zgjasë afatin për aplikim në Fazën 2 deri më 7 nëntor 2022, nga Faza 1 për subvencionim të efiçiencës së energjisë.
“Zgjatja e afatit bëhet duke u bazuar në kërkesat e aplikantëve, të cilët kanë aplikuar në Fazën 1 dhe të cilët në mungesë të kapaciteteve të kompanive për liferim/montim të pajisjeve, e kanë të pamundur që të kryejnë procedurat e parapara brenda afatit të paraparë për aplikim në Fazën 2”, thuhet në kumtesë, transmeton KlanKosova.tv.
Kështu Ministria e Ekonomisë ka vendosur që palëve të interesuara t’ua mundësojë realizimin e kërkesave për subvencionim, respektivisht arritjen e objektivit të kësaj thirrjeje
Ministria fton të gjithë qytetarët që janë parakualifikuar në fazën e parë, që sa më parë të kryejnë këtë proces në mënyrë që të jenë përfitues të subvencionit.
https://klankosova.tv/sa-qytetare-aplikuan-per-6-milione-te-subvencionimit-te-eficences-se-energjise/?fbclid=IwAR2wTiq_5Tyzqmmo5dgWBVSPAVvRSnN6hPmgaJVoPH12U2xPBbdsX2NIX0E
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek ekonomi dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.