Lajmet e fundit

Top sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez, ka thënë se kishte qarë kur e kishte kuptuar se Barcelona po e kërkonte, edhe pas incidentit në Kampionat Botëror, ku e kishte kafshuar mbrojtësin italian, Giorgio Chiellinin.
“Më kujtohet gjatë asaj kohe, fola me Andoni Zubizarretën dhe e kalova shumicën e kohës duke qarë sepse nuk mund ta besoja që ata ende më pëlqenin dhe më kërkonin”, i tha sulmuesi El Periodicos.
“Më dha vendosmëri që të kthehem”.
“Nganjëherë i shikoj ato foto dhe video të atyre ditëve. Mbyllesha në një palestër të vogël me Juanjo Braun duke kërkuar vende që të vrapoj pa më zbuluar shtypi”, shtoi ndër të tjera uruguaiani.