Lajmet e fundit
Ai mund të konsiderohet si një nga lojtarët më të mirë në botë, por kjo nuk e ndryshon bindjen e tij për veten.

Ylli i Barcelonës, Luis Suarez, insiston se ai nuk mund të konsiderohet si një ndër lojtarët më të mirë në botë pavarësisht lojëve të mira që ka treguar.
Uruguaiani kontrovers shënoi 25 gola në të gjitha garat sezonin e shkuar për Barcelonën, pas shkëlqimit për një kohë tek Liverpool.
Por, ai nuk e sheh veten krah më të mirëve të botës.
“Secili pranon respektin dhe ato që fansat thonë, por unë nuk e konsideroj veten më të mirin, as në mesin e më të mirëve”.
“Unë punoj shumë që të përmirësohem. Jam në klubin më të madh në botë, duke bërë gjëra të cilat s’kam menduar se do t’i bëj ndonjëherë”.
“Kur je krah Leos dhe Neymarit duhet të jesh i mirë”.
“Megjithatë, unë them se jam i nderuar që luaj me këta lojtarë”.