Lajmet e fundit
Sulmuesi i Barcelonës nuk e ka përjashtuar mundësinë që një ditët të luajë në MLS.

Luis Suarezit i ka pëlqyer aq shumë parasezoni që zhvilloi në SHBA me skuadrën, sa nuk e përjashton mundësinë që një ditë të luajë atje.
Në një intervistë për ESPN, sulmuesi i Barcelonës tha se ideja e kalimit të tij në ligën e Amerikës Veriore mund t’i duket e mirë në fazat e mëvonshme të karrierës së tij.
“Gjithçka mund të ndodhë”.
“Më ka pëlqyer vendi dhe presioni më i vogël”.
Mundësia që të ecte në rrugët e një prej qyteteve më të mëdha në botë, pa u shqetësuar nga gazetarët apo fansat ishte diçka që uruguaianit i ka lënë përshtypje.
“Ditë më parë unë dola për një shëti në rrugën e San Franciscos dhe njerëzit nuk më njihnin”.
“Në këtë shtet gjigant futbolli nuk është sporti më popullor, prandaj mund të jesh më i relaksuar”.
“Nuk është zgjidhje e keqe, aspak”.