Lajmet e fundit

Luis Suarez do të bëhet ylli i radhës i Barcelonës që do të nënshkruajë kontratën e re.
Këtë e ka thënë presidenti i klubit, Josep Bartomeu.
Marrëveshja e re gjashtë vjeçare e uruguajanit vjen pas më pak se dy muaj, Neymar vendosi që të qëndrojë në këtë klub deri më 2021.
Ajo do të konfirmohet para se të përfundojë 2016-ta.
“Suarez do të renovojë kontratën tash. Gjithçka është gati”.
“Janë pak detaje që na kanë vonuar. Por në ditët në vijim do të zyrtarizohet gjiithçka”, ka thënë Bartomeu./Klan Kosova/