Lajmet e fundit
Luis Suarez mohon ta ketë ofenduar ndonjë nga kundërshtarët e tij kur luajti në Kupën e Mbretit kundër Espanyol-it. Megjithatë gjyqtari i ndeshjes mendon ndryshe. Ai ka thënë se Suarez u sjellë johijshëm me njërin nga lojtarët e ekipit kundërshtar, ndaj federata e ka dënuar uruguaianin me dy ndeshje moslojë.

Përkundër se është dënuar me dy ndeshje moslojë në Kupën e Mbretit, sepse ofendoi një lojtar kundërshtar në ndeshjen e fundit kundër Espanyol-it, sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez ka thënë se ai e ka ndërgjegjen e pastër dhe se nuk e ndjenë nevojën për të kërkuar falje, duke insistuar se “nuk kam thënë asgjë”.
Por, sipas arbitrit të ndeshjes, Suarez e ka ofenduar njërin nga kundërshtarët e tij dhe e ka provokuar atë gjatë rrugës për në zhveshtore, pas ndeshjes që Barcelona e fitoi 4:1 kundër Espanyol-it, në ndeshjen e parë.
Tani Suarez do të mungojë në ndeshjen e dytë dhe nëse Barcelona kualifikohet për në çerekfinale ai do të mungojë edhe në ndeshjen kundër Athletic Bilbao-s.
Prapëseprapë, uruguaiani shpreson se ndalesa e tij do të anulohet.
“Sa i parket ndalesës, ende nuk e di se a do të mund të luaj, por ç‘është e rëndësishme, ndërgjegjen e kam të pastër, sepse unë nuk ofendova dhe nuk thash asgjë”, ka deklaruar Suarez, shkruan Goal.com, përcjellë Klan Kosova.
“Krejt çfarë mund të them është se mua ambicia e madhe më ka sjellë këtu ku jam. Ambicien e kam njërën nga fuqitë e mia të mëdha”, ka pohuar Suarez duke shpjeguar kështu çfarë e bënë atë të luftoi gjatë 90 minutave në fushë dhe të shënojë gola.