Lajmet e fundit

Në daljen e tij të parë përpara mediave për këtë sezon, sulmuesi i skuadrës së Barcelonës Luis Suarez, ka folur për fazën përgatitore që po zhvillon skuadra. Gjithashtu fituesi i “Kupucës së Artë” i ka dhënë mbështetjën e tij shokut të skuadrës Lionel Messi duke thënë se argjentinasi po kalon një moment jo të mirë, por është i bindur se 5 herë fituesi i Topit të Artë do ta kaloj me sukses këtë moment, pasi ka mbështetjen e të gjithë skuadrës dhe tifozëve
“Jam shumë i lumtur që u ribashkova me pjesën tjetër të grupit. Dhe këtë vit ashtu si cdo vit tjetër, objektivat janë të njëjta, të fitojmë të gjitha kompeticionet ku marrim pjesë. Messi? kam marrëdhënie shumë të mira me të. Ne jemi miq brënda dhe jashtë fushës. Është duke kaluar një periudhë jo të mirë, por jam i sigurt që do të dijë tja dali mbanë. Ai e di shumë mirë që unë së bashku me shokët e skuadrës dhe tifozët jemi më të. Gjithashtu unë shpresoj që vendimi i tij për tu larguar nga Komëbtarja Argjentinase të ndryshojë, pasi ai është një lider.”, raporton SuperSport.al, përcjellë Klan Kosova.
Në fund urugaiani foli në lidhje dhe me interesimin që kanë shfaqur drejtuesit blaugrana, për të afruar në radhët e klubit një tjetër sulmues. I pyetur nëse i trëmbet konkurencës nëse një gjë e tillë ndodh Suarez u përgjigj:
“Kjo është një pjesë që nuk më takon mua. Mund të them vetëm që drejtuesit e skuadrës, punojnë në të mirën e Barcelonës. Përforcimet janë dicka normale për një skuadër dhe nëse transferohet një sulmues tjetër është i mirë se ardhur. Unë nuk i trëmbem konurencës.