Luis Suarez, ka njoftuar se nuk do të jetë më pjesë e kombëtares së Uruguajit.
Këtë lajm ai e dha në një konferencë shtypi, ku u shfaq mjaft i emocionuar.
Ish-sulmuesin e Liverpoolit dhe Barcelonës, madje e tradhëtuan edhe lotët.
37-vjeçari tha se ndeshje e fundit e tij për këtë kombëtare do të jetë të premten kundër Paraguajit, që është e vlefshme për Kampionatin Botëror 2026.
Ai llogaritet të jetë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i Uruguait me 69 gola në 142 ndeshje në një karrierë ndërkombëtare prej 14 vjetësh.