Lajmet e fundit
Përforcimi më i fundit i katalunasve është i vendosur që të ketë sukses në Camp Nou, pas kthimit në skuadrën nga ku u largua dy vite më parë.

Denis Suarez është shprehur shumë i lumtur me kthimin e tij tek Barcelona dhe është zotuar të jap gjithcka nga vetja për të pasur sukses.
Spanjolli kaloi tek Barca nga Manchester City, para se të huazohej tek Sevilla dhe shitej më pastaj tek Villarreal.
Por skuadra kampione e La Liga ka vendosur që ta shfrytëzojë mundësinë e riblerjes, duke e kthyer atë në radhët e veta për 3 milionë euro.
Dhe Suadez është zotuar të jap gjithcka nga vetja për ta dëshmuar vlerën e tij.
"Qëkur jam larguar kam dashur të kthehem, dhe tani mu realizua ëndra".
"Periudha tek Sevilla dhe Villarreal më ka ndihmuar të piqem si lojtar dhe si njeri. Tani jam i gatshëm për të ecur tutje".