Lajmet e fundit
Asi i Barcelonës pritet të kthehet në fanellën e përfaqësueses pasi i ka kaluar dënimi lidhur me kafshimin e mbrojtësit të Italisë Giorgio Chiellini në Kupën e Botës 2014.

Luis Suarez do të kthehet në fanellën e Uruguait pasi ka munguar që nga viti 2014, pas kafshimit të mbrojtësit kundërshtar.
Suarez, 29 vjeçar, qe dënuar me nëntë ndeshje moslojë dhe katër muaj suspendim nga aktivitetet sportive pasi u gjet fajtor për kafshimin e Giorgio Chiellini.
Ai ka luajtur në tri ndeshje miqësore, por në ato garuese pritet të kthehet në mars.