Lajmet e fundit
Luis Suarez kërkon nga FIFA që të ulet dënimi i tij që sipas tij është “i tepruar” për kafshimin që i bëri Giorgio Chiellinit në kupën e botës në vitin 2014.

Uruguaiani ishte kapur nga kamerat kur kishte kafshuar në krah Chiellinit, në ndeshjen e fazës së grupeve kur Uruguaji fitoi me rezultatin 1:0.
Ai ishte i dënuar me nëntë ndeshje dhe poashtu nuk i lejohej as të përcillte ndeshjet nga stadiumet.
“Unë e di gabimin që kam bërë dhe e kam pranuar atë. Ishte gabim ajo çfarë bëra. Komisioni disiplinor i FIFA-së duhet të dijë se ky dënim është shumë i tepërt. Kërkoj që ai të zbritet” ka thënë Suarez.