Lajmet e fundit
Sulmuesi uruguaian debutoi ndaj Real Madridit një vit më parë dhe ka pasur një nga sezonet më të mira duke formuar treshen më të mirë në botë në sulm, bashkë me Lionel Messin dhe Neymarin.

Asi i Barcelonës, Luis Suarez ka thënë se viti i parë në Camp Nou ka qenë një vit i mrekullueshëm.
Uruguaiani ka debutuar me skuadrën katalane ndaj Real Madridit, pikërisht një vit më parë, megjithëse kishte arritur në verë, por shkaku i ndalesës nuk kishte arritur të luante deri atëherë.
Suarezi shënoi 25 gola në 43 paraqitje në sezonin e tij të parë me skuadrën dhe do të shënojnë njëvjetorin në duelin ndaj Eibarit të dielën.
“Kurrë nuk e kam menduar që mund të fitoj tre tituj në sezonin e parë me Barcelonën”.
“Kemi kaluar nëpër shumë sfida, por ishte vit i mrekullueshëm”.