Lajmet e fundit
Ish agjenti i lojtarit e ka kritikuar atë që nga koha kur raportet e tyre u prishën, pas transferimit të sulmuesit nga Nacional në Groningen në vitin 2006.

Luis Suarez është akuzuar për probleme psikologjike nga agjenti i tij Daniel Fonseca, që po ashtu pretendon se lojtari i ka borxh para.
Suarez, 29 vjeçar, ka thënë në një intervistë se Fonseca i ka borxh 20 për qind të pagesës së transferimit të tij nga Nacional në Groningen në vitin 2006.
Por Fonseca, ish lojtar i Uruguait, është përgjigjur në këtë pretendim duke e quajtur ish sulmuesin e Liverpool “qyqar”.
“Ai është duke gënjyer sepse është fëmijë me probleme psikologjike. Jam i sigurt për këtë gjë”.
“Prandaj ai duhet të këshillojë një psikolog, që të mësojë të numërojë, pasi ai nuk di”.