Lajmet e fundit

Luis Suarez do t’i mungojë ekipit të tij, Barcelonës, në ndeshjen kundër Athletic Bilbao, pasi që apeli kundër suspendimit të tij në dy ndeshjet e ardhshme është hedhur poshtë nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
Luis Enrique, nuk e ka vënë Suerez’in në formacionin e ekipit, mirëpo po shpresonte se ai do të mund të paktën të udhëtonte me ekipin e tij për t’i përkrahur gjatë ndeshjes.
Uruguaianit i është ndaluar pjesëmarrja në ndeshje, pasi që u akuzua se në fillim të këtij muaji, inicioi një mosmarrëveshje gjatë kalimit në tunel, pas fitore 4 me 1 kundër Espanyol për kupën e mbretit.
“Jeni humbje kohe”, u raportua tu ketë thënë ai lojtarëve të Espanyol.
Sidoqoftë, Barcelona deklaroi se ato fjalë nuk dolën nga Suarez dhe dërgoi apel në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv, e cila e refuzoi apelin të mërkurën.
Jashtë ekipit kundër Athletic Bilbao, ka mbetur edhe Messi, pasi që Enrique nuk po dëshirojnë që ta rrezikojë shëndetin e tij fizik, qysh në çerek finale të “Kupës së mbretit”.